Sport

Insigne bën tatuazh idhullin e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 08 December 2020

Kapiteni i Napolit, Lorenco Insigne, ka bërë tatuazh imazhin e futbollistit të tij të preferuar, Diego Armando Maradona, shkruan Gazeta inFokus.

Maradona vdiq ditë me parë si pasojë e një sulmi në zemër, në moshën 60 vjeçare.

Vdekja e Diegos i ka prekur shumë të gjithë, sidomos 29 vjeçarin, i cili kishte deklaruar disa herë se, tashmë i ndjeri, ishte idhulli i tij.

-Advertisement-

Sulmuesi italian ka bërë tatuazh argjentinasin në kofshën e tij të majtë, i cili shihet i veshur me fanellën e Napolit duke festuar pas shënimit të golit.

Më poshtë mund të gjeni tatuazhin e futbollistit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera