Sport

Insigne bëhet horë gjatë festimit të golit

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 27 September 2017

Lorenzo Insigne është bërë horë gjatë festimit të golit në ndeshjen ndaj Feyenoordit.

Lorenzo Insigne shënoi golin e parë për Napolin, përballë Feyenoord, në minutën e tetë të sfidës dhe mendoi të bëjë një dedikim të veçantë.

Sulmuesi italian u afrua pranë stolit dhe kërkoi një bluzë të Milik, për t’ia dedikuar pikërisht polakut golin, por ndodhi e papritura.

Në stolin napolitan ngatërrohen dhe i japin një bluzë të mesfushorit Zeilinski, të cilën pasi Insigne e vë re, e hedh i nervozuar nga stoli dhe kërkon bluzën e duhur.

-Advertisement-

Më në fund, sulmuesit anësor të Napolit i vjen në dorë bluza e Milik me numrin 99. Kjo skenë shkakton shumë të qeshura në radhët e tifozëve dhe futbollistëve.

Milik u dëmtua të shtunën në ndeshjen ndaj SPAL dhe iu nënshtrua një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave përreth katër muaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera