Sport

Iniesta më i mirë se vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 20 March 2018

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, është i lumtur të shohë mesfushorin Andres Iniesta në formë të mirë, shkruan infokusi.

Ylli i Barcelonës Andres Iniesta është në formë më të mirë se vitin e kaluar dhe përsëri do të luajë një rol kyç për Kombëtaren e Spanjës.

Sipas trajnerit Julen Lopetegui 33-vjeçari është duke shijuar një tjetër formë të mirë me Barcelonën, edhe pse e ardhmja e tij me gjigantët e LaLiga është e pasigurtë.

-Advertisement-

Sidoqoftë, Lopetegui nuk ka asnjë dyshim për rolin e Iniestas me ekipin kombëtar dhe beson se në ndeshjet e mëdha ai do ta ketë barrën kryesore.

“Ai është më i mirë se vitin e kaluar. Unë e shoh atë të si futbollist të madh, ai do të jetë i gatshëm dhe i përkushtuar, si çdo herë që të vijë me ekipin kombëtar”,  tha ai për El Partidazo de COPE.

 

Spanja përballet me Gjermaninë të premtën, ndërsa katër ditë më vonë me  Argjentinën. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera