Sport

Iniesta kundër presidentit të Barcelonës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 10 September 2017

Andres Iniesta edhe një herë tjetër e ka konfirmuar se nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Barcelonën

Mesfushori Andres Iniesta ka dal sërish kundër presidentit të Barcelonës, Bartomeu, i cili tha se në princip kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Por, kjo është mohuar nga Iniesta, i cili pas ndeshjes ndaj Espanyolit tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

“Kam folur disa herë, dëshira ime kryesore është që të luajë në nivelin më të lartë dhe të fitojë tituj me këtë skuadër”, tha Iniesta pas ndeshjes për Mundo Deportivo.

-Advertisement-

“Kur arrihet një marrëveshje në princip kuptohet se gjithçka ka përfunduar, por jo, nuk ka marrëveshje”.

Iniesta me Barcelonën ka kontratë vetëm deri më 30 qershor të vitit 2018. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera