Lajme

Infrastrukturë moderne e ambient i përkryer, “Xhevdet Doda”, gati për fillimin e vitit të ri shkollor !

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 29 August 2024

Me një objekt të ri e gjigant, me infrastrukturë të renovuar e me teknologji moderne, gjimnazi “Xhevdet Doda”, është gati që t’i hapur dyert për fillimin e vitit të ri shkollor.

Të gjitha klasat e kësaj shkolle, tashmë janë pajisur me tabela të “mençura”. E gjithë kjo me qëllim që në këtë shkollë të zhvillohet një mësim i avancuar.

-Advertisement-

E shkolla e re tashmë ka dhe kabinetet, të cilat janë të pajisura me teknologjinë më moderne e të avancuar. Të gjitha këto e bëjnë këtë një ambient shkollor të përkryer, ambient i cili u ka munguar më parë nxënësve të kësaj shkolle.

Infrastruktura moderne dhe ambienti fantastik brenda hapësirës së madhe të kësaj shkolle, e bëjnë gjimnazin “ Xhevdet Doda” shkollën më moderne në kryeqytet dhe jo vetëm.

Investimet e bëra në këtë shkollë, pajisja me aparatura e kabinete, kanë bërë që shkolla “Xhevdet Doda” të marrë një pamje krejtësisht tjetër.

Gjimnazi “Xhevdet Doda” , është bërë një shkollë mjaft atraktive për nxënësit e kryeqytetit. E këtë e dëshmon dhe interesimi i nxënësve që të jenë pjesë e kësaj shkolle. Pasi që gjimnazi “Xhevdet Doda”, ka pasur një numër rekord të aplikimeve për regjistrim këtë vit.

Ky sukses është rezultat i kushteve të jashtëzakonshme që janë krijuar në hapësirat e reja të gjimnazit, përkushtimit të mësimdhënësve ndër vite dhe sukseseve të nxënësve.

Por jo vetëm kaq. Gjimnazi “Xhevdet Doda”, prej shtatorit do të pajiset dhe me kuzhinën modulare, e cila është një zgjidhje e mirë për nxënësit e kësaj shkolle. Ata mund të ushqehen brenda hapësirave të shkollës, pa qenë të detyruar që të dalin jashtë për ushqim.

E në këtë ambient fantastik, nuk mungon as biblioteka e shkollës, e cila ka një ambient shumë komod për nxënësit të cilët preferojnë të kalojnë kohë në këtë ambient relaksues.

E përreth objektit të shkollës gjendet dhe një hapësirë e madhe, ne të cilën janë dhe fushat e sportit.

Të gjitha këto e bëjnë gjimnazin “Xhevdet Doda” një ambient të qetë e miqësor për mësim. Një shkollë moderne me kushte optimale, për mësim cilësor.

Andaj gjimnazi “Xhevdet Doda”, me një objekt të ri e fantastik, është gati t’i hapë dyert, për të gjithë ata që kanë zgjedhur të jenë pjesë e kësaj shkolle, e cila do të jetë model ideal për shkollat e tjera në kryeqytet dhe jo vetëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera