Inflacioni në Eurozonë, më i larti që nga dalja e euros

Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 30 September 2022
Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lartë prej daljes së euros në treg.
Kështu ka thënë të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika – Eurostat. Sipas saj, inflacioni këtë muaj është rritur për dallim nga 9.1 për qind sa ka qenë në gusht.
Rritja e çmimeve të energjisë, të ushqimit dhe atyre në sektorin industrial, është thënë të kenë ndikuar në këtë rritje.
Inflacioni në Estoni ka rënë në muajin shtator në 24.2 për qind, për dallim nga 25.2 për qind sa ka qenë në gusht.
Megjithatë, shkalla e inflacionit në këtë shtet është më e larta në Eurozonë. Lituania, Letonia dhe Holanda janë shtetet tjera me inflacionin më të lartë në Eurozonë me 22.5 për qind, 22.4 për qind, dhe 17.1 për qind, respektivisht.
Franca ka raportuar shkallën më të lartë të inflacionit në 6.2 për qind. Gjermanisë – ekonomisë më të madhe në BE – i është rritur inflacioni në 10 për qind.
Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.
Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet recesion global më 2023. Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./rel

Të tjera
-
Sorensenit i propozohet ta “vëjë në ballë të dialogut njohjen reciproke, që ta zgjidhë konfliktin përgjithmonë”
Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe...
-
Rama në Vlorë, kritika për deputetët dhe mbështetje për kandidatet e reja: PS duhet të hapet
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Vlorë me kandidatët e Partisë Soci...
-
DW: Trump dhe gjykatat – A po shkon SHBA drejt autokracisë?
Gjykatat amerikane kanë rrëzuar disa nga planet e Donald Trump. Presidenti sh...
-
Arrestohen 10 persona në Gjakovë për organizim të lojërave të fatit, policia konfiskon para, çipa të pokerit dhe një revole
10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave pi...
-
100 franga gjobë, jepet dënimi i parë për mbulimin e fytyrës në Zvicër
Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalim...
-
Shpenzimet e buxhetit 2024, ku shkuan mbi 3 miliardë euro?
Qeveria e Kosovës nuk arriti t’i shpenzojë gati 120 milionë euro nga buxheti...
-
Paralajmërimet për rritjen e çmimit të rrymës, Haradinaj: Qeveri e rrezikshme, vendi ka nevojë për udhëheqje që i mbron qytetarët
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual Albin ...
-
OEK – Avokatit të Popullit: Drejtojuni Kushtetueses për vendimin e ZRrE-së për tregun e hapur të energjisë
Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që n...
-
PDK sot mban konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Konfere...
-
Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK mban sot konferencë për media
Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkës...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 tiketa trafiku për 24-orë
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 110 tiketa trafiku. ...
-
Dhunọhet një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari lidhur me rastin
Një grua në Prishtinë është dhunuar dhe e njëjta ka ofruar tretman mjekësor l...