Lajme

Infermierët protestojnë para QKUK-së, kanë këtë kërkese për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 30 April 2021

Infermierët do të protestojnë sot nga ora 10:00 përballë Klinikës së Kirurgjisë në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur organizatori i kësaj proteste infermieri, Enlirat Duraku i cili ka tre ditë që është edhe në grevë urie.

Infermierët po kërkojnë nga qeveria që tu paguhen shtesa për ndërrimet e natës, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Kolegë të nderuar,

Shihemi sot në ora 10:00 para Klinikës së Kirurgjisë

Thërrisni edhe kolegët tuaj.

Me respekt”, ka njoftuar Duraku.

Kujtojmë se i njëjti ka hequr dorë nga paga shtesë prej 150 euro, që u nda nga qeveria e Kosovës për infermierët dhe e ka quajtur ofendim një shtesë të tillë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera