Infantino përkrahje të pa rezervë për presidentin Ademi dhe FFK-në, së shpejti viziton Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
10:19 | 28 September 2018
Në një atmosferë tejet të përzemërt dhe miqësore është zhvilluar sot takimi ndërmjet presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili shoqërohej nga Zvonimir Boban dhe Bjorn Vassallo dhe krerëve të FFK-së, të prirë nga presidenti z. Agim Ademi me anëtarin e KE z. Flamur Bunjaku e sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu, shkruan Gazeta inFokus.
Presidenti Ademi duke e falënderuar presidentin Infantino për mikpritje ka thënë se Kosova ka kaluar në një periudhë të vështirë nën okupim, por vullneti dhe përkushtimi i njerëzve e ka mbajtur gjallë frymën e futbollit dhe pranimi i futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA ishte gjëja më e drejtë që kanë marrë këto dy institucione. Në vazhdim presidenti Ademi e njohu presidentin e FIFA-s z. Infantino, për zhvillimin e futbollit në Kosovë, përkushtimin në ngritjen e cilësisë së ligave.
Përkujdesja dhe ngritja e shkollave të futbollit. Puna me të rinj e të reja, me theks të veçantë futbolli i femrave. Zhvillimin e futbollit shkollor dhe përfshirja e tyre në turnetë e ndryshme sikur edhe me nevoja të veçanta. Po ashtu edhe projekti Grassrotts. Për zhvillimin e futsallit dhe ekipeve kombëtare. Po ashtu presidenti Ademi e njohu mikpritësin për angazhimin maksimal të tij në realizmin e projekteve në infrastrukturë, ngritjen profesionale të FFK-së, trajnerëve dhe gjyqtarëve.
Presidenti Ademi falënderoi presidentin Infantino edhe për punën me gjyqtarë dhe kjo vizitë dhe ky takim me juve sot bëhet më madhështorë pasi gjyqtarët e Kosovës sot u pranuan në Konventën botërore të Gjyqtarëve të futbollit dhe kjo është një nxitje e madhe. Presidenti Infantino duke falënderuar krerët e FFK-së është shprehur i kënaqur me arritjet në futbollin e Kosovës dhe premtoi mbështetje të pa rezervë për presidentin Ademi dhe FFK-në gjithnjë në të mirë të zhvillimit dhe përparimit të futbollit.
“Ne do ta mbështesim presidentin Ademi në vizionin dhe strategjinë e tij përmes projekteve dhe me të gjitha mundësitë në mënyrë që t’i realizojë objektivat e tij. Për presidentin Ademi dhe FFK-në dyert e FIFA-s do të jenë gjithmonë të hapura”, theksoi z. Infantino.
Në fund, presidenti Ademi e ftoi presidentin Infantino që ta vizitojë FFK-në dhe Kosovën, ftesë të cilën z. Infantino e pranoi me kënaqësi duke premtuar se në një kohë të përshtatshme kohore do ta vizitojë Kosovën.

Të tjera
-
Vdes 40 vjeçarja në një aksident me motoçikletë në magjiastralen Suharekë-Shtime
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen...
-
“Njerëzit që dashurojnë e kalojnë ma lehtë sëmundjen e kancerit”- Befason onkologia teksa flet për personat që ballafaqohen me sëmundjen e kancerit
“Dashuria nuk shëron trupin, por shëron shpirtin”, thotë onkologja Vildane Go...
-
Sot varroset i mituri i dytë që vdiq nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndod...
-
E dhimbshme: Shkoi për tu freskuar me ujë, ky është 50 vjeçari nga Skenderaj që vdiq nga goditja e rrymës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...
-
Ftoi familjarët e burrit për darkë dhe i h*lmoi me kërpudha, dënohet 50-vjeçarja
Në Australi, gruaja 50-vjeçare, Erin Patterson, është shpallur fajtore për vr...
-
U vonua për shkak të mungesës së ujit e thatësisë, nga sot hapet Pishina e Germisë
Pishina e Gërmisë pritet që të hapet sot, më 8 korrik. Sipas njoftimit për...
-
Rasti i të riut në Lipjan, pesë policët rrezikojnë paraburgimin
Pesë policët nga Lipjani që u përfshijnë në rastin ku vdiq 27 vjeçari Agon Ze...
-
Ndërrojnë jetë dy figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kosova ka humbur sot dy personalitete të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të K...
-
Ndryshimi i motit, komuna me paralajmërim për qytetarët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas...
-
Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind pë...
-
Fermerët ankohen për çmim të ulët të grurit: 1 kg grurë 17 centë, 1 bukë 60 centë!
Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit i cili ka të mbjella 120 hektarë m...
-
Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arr...