Sport

Infantino konfirmohet në krye të FIFA-s

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 16 March 2023

Gianni Infantino është konfirmuar presidenti i FIFA-s. Italo-zvicerani mori mandatin e tretë si kreu i futbollit botëror në Kongresin e 73-të të FIFA-s që po zhvillohet në Ruanda.

52-vjeçari nuk pati asnjë rival përballë. Infantino do të qëndrojë në presidencën e FIFA-s deri në vitin 2027. Në lidhje me konfirmimin në krye të qeverisë botërore të futbollit, ai deklaroi:

“Premtuam që do të zhvillonim Kupën e Botës më të mirë në histori dhe e mbajtëm fjalën. Premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim atë më transparente dhe se do të rifitonim besimin e sponsorëve.

-Advertisement-

Synonim të arrinim arkëtime në kuotën 6.4 miliardë dollarë. Mbërritëm në shifrën 7.5 miliardë, që nuk arrihet dot nëse nuk je një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë.

Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbronim futbollin, federatat tona dhe tifozët në mbarë botën. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë, paqes, futbolli bashkon botën.

Dhe ka kaq shumë gjëra që mezi presim të bëjmë. Ne jemi këtu për të organizuar gara dhe për ta bërë futbollin të rritet. Kam dëgjuar se ka shumë futboll.

Por në shumicën e botës nuk është kështu dhe kur sheh pasionin për futbollin, duhet të bësh diçka. Është krenari dhe privilegj i madh të jem presidenti i FIFA-s”, deklaroi Infantino.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera