Fun & Video

Indonezi/ Njerëzit nuk mbajnë maskat, i mbyllin për disa minuta në varreza me viktimat e Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 08 September 2020

Autoritetet në Indonezi kanë shmangur metodat e zakonshme, për të detyruar qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse për ta luftuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Në disa provinca banorët që janë kapur në hapësira publike pa maskë mbrojtëse, janë mbyllur për disa minuta nëpër varreze apo morgje ku i mbajnë viktimat e virusit.
Tregtarët nëpër tregjet e qytetit Probolingo në veri të bregut të pjesës lindore të Javas, kanë hasur në dënime të tilla kurse disa prej tyre u është ndaluar edhe përkohësisht ushtrimi i veprimtarisë.
Kjo nuk është metoda e vetme e ndëshkimit për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse. Disa janë detyruar të pastrojnë tregun dhe kanalizimet.
Që nga fillimi i pandemisë në Indonezi janë regjistruar 197 mijë raste të konfirmuara me Covid-19, ku 8.130 tjerë kanë humbur jetën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera