Lajme

Indonezi, fillon evakuimi me forcë nga zona pranë vullkanit

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 28 November 2017

Autoritetet indoneziane thanë se njerëzit të cilët nuk kanë lënë ende shtëpitë e tyre, në zonën rreth një vullkani në Bali, mund të dëbohen me forcë.

Dhjetëra mijëra njerëz qëndruan pranë malit Agung, pas një alarmi që u ngrit në nivelin më të lartë. Disa ende ndiheshin të sigurt, ndërsa të tjerët nuk donin të linin bagëtitë.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) tha se grupet e punës po kontrollojnë zonën e përjashtimit për të evidentuar ata që nuk janë shpërngulur ende.

-Advertisement-

Në Bali, mbyllja e aeroportit të ishullit u zgjat edhe për një ditë të dytë, duke lënë mijëra njerëz të bllokuar në pikën e nxehtë turistike.

Deri në 100,000 njerëz jetojnë në zonën që mund të preket nga rrëketë e shkëmbit të djegur, që janë parë të rrjedhin poshtë nga mali, por nga e hëna vetëm 40,000 ishin larguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera