Fun & Video

Indiani detyron kobrën t’i vjell nëntë vezët që i kishte gëlltitur (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 29 August 2018

Një kobra është filmuar duke i vjell nëntë vezë të pulës, të cilat i kishte gëlltitur pasi i kishte vjedhur në kotec të pulave.

Kobra ishte futur në kotec ku kishte mbytur një pulë, dhe më pas ia kishte vjedhur vezët të cilat i kishte gëlltitur,

Ngjarja është filmuar në Hyderbad në pjesën jugore të Indisë, ku një burrë shihet duke e detyruar kobrën t’i vjell vezët që i kishte gëlltitur.

-Advertisement-

Ai e kishte vërejtur se kobra ishte fryrë shumë dhe pasi që i mungonte një pulë, e kuptoi se brenda barkut mund të jenë vezët e pulës.

Dhe kështu pa u menduar dy herë mori një copë druri me të cilët e ngacmonte kobrën, duke e detyruar t’i nxjerr nga goja vezët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera