Lajme

India mbi 60 mijë të infektuar brenda dite

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 10 August 2020

Deri pak ditë më parë, ShBA-të mbanin primatin e shtetit me më së shumti të infektuar në botë, brenda një dite.

Kjo shpesh duke e kaluar edhe shifrën prej 50 mijë të infektuarisht për 24 orë, shkruan gazeta Infokus.

Por, si vendi i parë në botë për nga ky numër, tashmë ShBA-në e ka kaluar India.

-Advertisement-

Kohëve të fundit ky shtet po shënon çdo ditë mbi 60 mijë të infektuar.

Këtë të diele ishin 62 mijë e 117 që dolën pozitivë, derisa u regjistruan 1 mijë e 13 vdekje, shkruan gazeta Infokus.

E një ditë më parë kishte edhe më shumë të infektuar. Të shtunën 65,156 të rinj u infektuan e vdiqën 875 qytetrë.

Ndërsa shifrat prej mbi 60 mijë të infektuar brenda dite kanë vazhduar për 4 ditë me radhë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera