Fun & Video

Indi, policëve në aeroporte u kërkohet të qeshin më pak

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 10 October 2018

Policëve në aeroportet e Indisë u është kërkuar të qeshin më pak. Ky vendim është marrë duke u justifikuar se, atmosfera festive mund të krijojë idenë e mungesës së sigurisë dhe është kërcënim për sulme terroriste.

Forca Industriale e Sigurisë së këtij shteti, e cila është përgjegjëse për sigurinë e fluturimeve, ka kërkuar nga stafi që të jenë “më vigjilentë sesa të shoqërueshëm”.

Ata do të kalojnë nga një “sistem i buzëqeshjeve të shpeshta”, në “sistemin e buzëqeshjeve të mjaftueshme”, ka njoftuar “Indian Express”.

-Advertisement-

Zyrtarët kanë thënë se shoqërizimi i tepërt i ekspozon aeroportet ndaj sulmeve të mundshme terroriste.

Drejtori i përgjithshëm i organizatës, Rajesh Ranjan ka thënë madje se sulmi i 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur pikërisht “për shkak të karakteristikave shumë miqësore”.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë, që zyrtarëve policorë u bëhen kërkesa të tilla. Më parë, atyre u është kërkuar të dobësohen apo të rrisin mjekrën, sepse duken më të besueshëm.

Për dallim nga ky vend, policia e Nepalit ka punësuar 600 trajnerë në vitin 2014 për të ndihmuar zyrtarët policorë të kenë sjellje më miqësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera