Lajme

INDEP publikon buletinin, për politikat e gjelbra të rimëkëmbjes

Autori: Ermirë Berisha 16:33 | 04 April 2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri” ka publikuar buletinin 8-të me temën “Politikat e gjelbra të Rimëkëmbjes”, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas INDEP, publikimi periodik i buletinëve ka për qëllim të informojë qytetarët e Republikës së Kosovës për masat, zbatimin dhe më të rejat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Ky edicion i radhës i buletinit ofron informata mbi politikat e gjelbra të rimëkëmbjes, përafrimin e këtyre politikave me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe rimëkëmbjen e gjelbër si një zgjidhje e duhur e tejkalimit të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19”, ka shkruar INDEP./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera