Lajme

Indeksi i inputit të përgjithshëm në bujqësi bie 0.2%

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 14 August 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksi i Çmimeve të Inputeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e dytë të këtij viti (TM2 2017) (2010=100).

Publikimi bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, barnatoret veterinare, në kompani, në tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë në ASK, nga çmimet e konsumit (IHÇK).
Produktet, që e përbëjnë bazën për Indeksin e Çmimit të Inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).
Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajëra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Sa i përket Input 2, mallra dhe shërbime që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat (ndërtesat e fermës, punët e tjera, përveç përmirësimit të tokës, ndërtesat e tjera, struktura e tyre) dhe të tjera.
Indeksi i tremujorit të dytë të inputeve në vitin 2017 ka rënie për (-1.2%) për Input 1, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Ndërsa, Indeksi për Input 2 ka rritje për 1.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
Ndërkaq, Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) ka rënie për (- 0.2%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera