Lajme

Incizimet e reja e kthejnë Mustafën nga i dyshuar në viktimë të rrahjes nga policët

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 03 January 2018

Një DVD e një lokali në afërsi të vendit, ku zyrtarë policorë kanë rrahur drejtorin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, nuk është ekzaminuar fare nga Inspektorati Policor i Kosovës kur kanë vendosur që të suspendojnë policin Avni Berisha, i njohur si “Tarkani”, ndërsa “ta amnistojnë” shefin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, shkruan sot Koha Ditore.

Por e njëjta video ka bërë që prokurorja e rastit ta ndryshojë cilësimin për drejtorin e PTK-së, Agron Mustafa nga i “dyshuari” në “viktimë”.

Videoja, siç ka mësuar gazeta, ndër të tjera ka sqaruar se Agron Mustafa nuk e ka sulmuar policin me nofkën “Tarkani”. Se Mustafa e ka sulmuar “Tarkanin” ka thënë Sahiti në deklaratën e dhënë në hetuesi.

-Advertisement-

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, është sulmuar para pak ditësh fizikisht nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë. Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihen teksa sulmojnë drejtorin e “Valës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera