Sport

Incidenti para sfidës së Championsit me Barçën, UEFA ka gati gjobën e majme për De Laurentiis

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 12 March 2024

Aurelio De Laurentiis duhet të përgatitet për pasojat e sjelljes aspak të hijshme pasditen e së hënës, kur ndërpreu intervistën e Politanos për “Sky”.

Në fakt, “Sky” ishte i autorizua të kryente intervista me lojtarët e Napolit dhe për këtë arsye, raporton Repubblica, numri 1 I klubit napolitan do të marrë një gjobë të majme, duke marrë parasysh marrëveshjet e bëra mes Sky dhe Napolit. Në këtë rast, pritet edhe ndërhyrja e UEFA-s, si organizatore e garës.

“Kushdo që bën intervistë për “Sky Sport”, përzgjidhet nga Sky Sport”, shkruan drejtori i Sky Sport, Federico Ferri, në X.

-Advertisement-

“Pa fjalë për atë që ka ndodhur me gazetarin dhe kameramanin tone. E dënoj pa komente të tjera. Një gjë është e sigurt: vazhdojmë si gjithmonë me profesionalizëm, rigorozitet, besueshmëri dhe mirësjellje.

”Pretendohet se De Laurentiis ka dashur të diktojë personin që do të merrte në intervistë Politanon në vend të personit që ka kryer në të vërtetë intervistën.

Videoja e De Laurentiis bëri bujë veçanërisht në Spanjë, duke pasur parasysh si incidenti ndodhi në Barcelonë, para ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8-ave të Championsit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera