Lajme

Incidenti në uzinën e Gramshit, reagon Edi Rama

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 20 August 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas incidentit në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh, ku dy shtetas rusë dhe nje ukrainas tentuan të futeshin aty, shkruan Gazeta Infokus.

Rama përmes një postimi në TWitter u ka uruar shërim të shpejtë dy ushtarëve që u lënduan gjatë ndalimit të rusëve.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!

-Advertisement-

Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, ka shkruar ai.

Dy shtetasit rusë dhe nje ukrainas që tentuan të futeshin në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh janë arrestuar nga Policia e Shtetit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera