Lajme

Incidenti me Presidenten Osmani, opozita dorëzon interpelancë ndaj kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 06 August 2024

Kreu i të Majtës dhe deputeti Dimitar Apasiev dorëzoi interpelancë për kreun e kuvendit Afrim Gashi. Apasiev tha se interpelancën e dorëzon për një sërë shkeljesh që sipas tij i ka bërë Gashi.

Ndër to përmendi incidentin në aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Baza e dytë mbi të cilën ne e parashtrojmë interpelancën është shkelja e rregullave diplomatike për sigurimin e personave VIP, dhe ky është rasti aktual kur shefi i sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë ka marrë pjesë praktikisht në një skandal diplomatik ndërkombëtar. Aeroporti i Shkupit dhe kryeparlamentari Gashi pranoi publikisht se ai personalisht ka dhënë urdhër për ndërhyrjen e tij në një zonë të ndaluar”, tha Dimitar Apasiev, E Majta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera