Lajme

Inatet politike po e ushqejnë Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 06 July 2020

Masat e reja të qeverisë së Republikës së Kosovës rreth pandemisë Covid- 19, po llogariten si reagim tepër urgjent, meqë në Klinikën Infektive dje pati vdekje të dyshimta gjë që edhe Policia e Kosovës po i trajton si të tilla për cka edhe ka hapur rastin.

Komiteti për Menagjimin e Pandemisë, do të aktivizojë edhe shtabet emergjente komunale në mënyrë që të zbatohen masat e qeverisë.

Derisa sot ka shumë tubime sikur para objekit të statistikave dhe përderisa 400 mësimdhënës, nisen për pushime në Shqipëri, plus tubime të ngjashme në grupe, nuk mund të thuhet se po luftohet pandemia.

-Advertisement-

Në njërën anë masat qeveritare, si kufizimi i lirisë së lëvizjes nga ora 21.00 -05.00 e në anën tjetër organizimiet e pushimeve me nga 400 veta edhe ata mësimdhënës, dhe qarkullimet ndërkufitare andej –këndej ,nuk mund të merret si trajtim adekuat i pandemisë.
Masat e qeverisë duhet të shqiptojnë edhe ndalesa kolektive të pushimeve, se nuk ka mbetur që këtë vit nën pandeminë globale të kemi komoditet sa të shkojmë në pushime nën mëndjen se nuk po ndodh asgjë.

Të kujtojmë, se dje kanë vdekur në infektive 6 përsona që po trajtohen si vdekje të dyshimta për cka policia ka hapur rast dhe trupat janë dërguar për obduksion .

Qeveria Hoti po merr kritika të vazhdushme edhe nga eurodeputetë të ndryshëm se nuk po merren me pandeminë fare. Realiteti është, se në Kosovë edhe pse gjendja ka eskaluar aq rëndë, në qeveri nuk mërziten shumë për situatën. Qeveria Kurti me Arben Vitinë e kisin menagjuar tepër mirë pandeminë covod-19 dhe të gjitha ato masa ishin ndërmarrur konform gjendjes në terren paralelisht me masat që ndërmerrnin të gjitha shtetet në rajon e më gjerë.

Karantinimet kanë ndodhur dhe janë llogaritur për kohën mars –maj si të patjetërsueshme, meqë kishte shumë më pak të dhëna për virusin Covid – 19. Megjithatë është mënagjuar jashtëzakonisht kujdesshëm pandemia .Qeveria Kurti organizonte konferenca për media dhe mbante të informuar qytetarët për të gjitha lëvizjet pandemike në vend, në rajon e në botë, ndërsa tani askush nuk merret me këtë problem në mënyrën qysh ka dal prej kontrollit pandemia.S. Krivaça

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera