Imzot Paglia i thotë Osmanit: Kosova vazhdon të mbetet shumë e rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus
22:51 | 07 December 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të mërkurën e 7 dhjetorit në takim ish-udhëheqësin e komunitetit “Shën Eugjidio”, që aktualisht është udhëheqës i Akademisë Papnore për Jetën, njëherësh kancelar i Institutit Papnor Gjon Pali II, imzot Vincenzo Paglia, dhe ish-zëvendësministrin e Jashtëm Italian, Mario Giro, me të cilët bisedoi për raportet e Kosovës me Selinë e Shenjtë dhe me institucionet e saj.
“Imzot Paglia, e ka falënderuar presidenten për pritjen dhe theksoi se për të dhe komunitetin “Shën Egjidio”, Kosova vazhdon të mbetet shumë e rëndësishme”, thuhet në komunikatën e presidentes Osmani.
Kontributin që kishte dhënë Paglia gjatë viteve të 90-ta deri në ditë e sotëm për popullin e Kosovës e para e vendit Osmani nuk i ka harruar edhe ka falënderuar për këtë punë.
“Kosova e konsideron imzot Paglian mik të hershëm dhe e çmon lart kontributin e vazhdueshëm të tij dhe të komunitetit “Shën Egjidio” dhënë popullit të Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.
Raportet me Vatikanin janë të hershme dhe se vlerat të cilat i promovon Selia e Shenjtë, sikur janë liria, paqja dhe harmonia mes njerëzve, janë parime të cilat populli ynë i ka kultivuar historikisht”, ka shtuar Osmani.
“Kosova është vend i bashkëjetesës së feve të ndryshme, në të cilin dialogu dhe ndërkomunikimi janë vlera shumë të rëndësishme”, ka theksuar ajo.
Tutje Osmani, ka përfunduar duke thënë, se thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit me dikasteret dhe institucionet papnore, sikur është Akademia Papnore për Jetën, mund të ndihmojë në promovimin e mëtejmë të këtyre vlerave.

Të tjera
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...
-
Konjufca: Zyrtarët nga Washingtoni e Brukseli kanë dalë prej binarëve të planit, e kanë Asociacionin në qendër
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se plani franko-gjerman e ka në qendë...
-
Çështja e Asociacionit, ambasadori Hovenier mban mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon përpjekjet për formim...
-
Së shpejti raportet për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
Raportet përfundimtare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna të...
-
Kusari-Lila: Plani franko-gjerman i pranuar, duhet të finalizohet me njohje reciproke
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka ...