Lajme

Imri Ahmeti ende pa u numëruar votat ka filluar mandatin

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 18 October 2021

Kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e LDK-së,  Imri Ahmeti ka njoftuar se sot do të fillon mandatin e ri si kryetar i Lipjanit ndonëse ende nuk janë numëruar të gjitha votat në këtë komunë, shkruan Gazeta Infokus.

Pas numërimit të 95.02 për qind të votave, Ahmeti kryeson me 56.45 për qind, ndërsa Adnan Rrustemi i Vetëvendosjes është i dyti me 22.96 për qind.

“Sot në ora 11:30, kryetari Imri Ahmeti do të filloj mandatin e ri si kryetar i Komunës së Lipjanit” thuhet në njoftimin e LDK-së ne Facebook.

-Advertisement-

Kështu ai sot është pritur me lule nga punëtorët e kësaj komune./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera