Imitoi Rugovën në vitin 2003, kështu reaguan ndaj Vedat Bajramit votuesit e tij

Autori: Gazeta inFokus
20:35 | 08 February 2023
Aktori i njohur, Vedat Bajrami, u ka treguar një histori interesante banorëve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ai ka treguar se si në vitin 2003, ai dhe Stupcat ishin quajtur “bashkëpunëtorë të serbëve”, për shkak se ky i fundit kishte realizuar një skeç duke imituar Ibrahim Rugovën.
Bajrami tha se vet presidenti historik dhe këshilltari i tij, Adnan Merovci, nuk e kishin marrë fare afër zemrës, madje përkundrazi ishin takuar së bashku.
Tutje, Vedati ka theksuar se grupi humoristik Stupcat ka pasur ndër vite oferta të ndryshme nga partitë politike në vend, por gjithnjë i kanë refuzuar.
“Kur të thonë të rehatoj me një shtëpi, të rehatoj me një vilë në bregdet dhe me një super veturë, sigurisht që e mendon. Por kurrë në jetë nuk jemi korruptuar”, ka thënë mes të tjerash humoristi i njohur kosovar.
Grupi Stupcat përndryshe kanë pasur disa skeçe dhe role shumë të diskutueshme ndër vite, veçanërisht kur kanë prekur tema politike ose ato të luftës.

Të tjera
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...
-
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitë...
-
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmolo...
-
Parashikimi i motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do...
-
“I pafytyrë, të papërgjegjshëm, politikë adventuriste, kryeneçe”, Limaj kritikon Kurtin dhe Qeverinë
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj në RTV Dukagjini nuk i ka kursyer kritikat n...
-
Kurti viziton udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, thekson përkushtimin për fatin e të pagjeturve
Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tje...
-
Sandulloviq: Vuçiq është kriminel, mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje
Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikoll...