Lajme

Imami i Matiqanit kritikon xhematin: S’keni maska, kjo është marre

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 30 October 2021

Imami i xhamisë së Matiqanit, Irfan Islami, ka kritikuar rreptë xhematin e tij, të premten, me rastin e namazit të xhumasë, në lidhje me mosbartjen e maskave.

“Më shumë se 30 përqind nuk keni maska. Kjo është marre”, ka thënë ai pak para faljes së xhumasë. “Çka është puna kështu, çdo xhuma ju kërkojmë të bartni maska kur vini këtu, e ju nuk i merrni ato”

Imami ka thënë më pas se mosbartja e maskës është një shembull se si një besimtar nuk respekton rregulla të vendosura nga autoritetet përkatëse të vendit.

-Advertisement-

“Ju qe nuk keni maska, po i rrezikoni tjerët”, ka shtuar Islami.

Sipas tij, rrezikimi i jetës së tjerëve është i ndaluar me norma të besimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera