Iluzionet e qeverisë për ndalimin e lajmeve të rreme

Autori: Gazeta inFokus
19:25 | 27 January 2018
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka iluzione se ka gjetur zgjidhjen për të ndaluar shpërndarjen e lajmeve të rreme online, për çka demokracitë perëndimore debatojnë me vite.
Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) më 22 dhjetor 2017 nxori për konsultim publik draftin e Koncept-Dokumentit për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik, me të cilin propozon zgjidhje për lajmet e rreme. Konsultimi është mbyllur më 18 janar 2018.
Lajmet e rreme janë temë aktuale e rregullimit edhe në demokracitë e zhvilluara, ku ende nuk janë gjetur modele të cilat nuk do të cenonin lirinë e shprehjes.
Sipas dokumentit të ndarë me shoqërinë civile, qeveria propozon që lajmet e rreme të konsiderohen si krime kibernetike dhe të rregullohen me nenin e Kodit Penal që rregullon gjuhën e urrejtjes. Ajo propozon të ndryshohet edhe neni ekzistues për t’ia shtuar fjalën “internet”.
Guximi për të dhënë kaq lehtësisht propozime për çështje për të cilat deliberohet me vite, dëshmon ose mungesën e informacioneve të zyrtarëve të qeverisë, ose nisma është tentativë për të censuruar lirinë e shprehjes online.
MBP-ja nuk ka propozuar fare definicion për lajmet e rreme, nuk e arsyeton nevojën për të rregulluar këtë çështje, nuk ofron hulumtim ligjor të bazuar në normat ndërkombëtare.
Analiza ligjore e MBP-së do të duhej të trajtonte më së paku: metodat raportuese të përmbajtjes së ndaluar, përgjegjësinë e mediave dhe ndërmjetësve (mediave sociale dhe ofruesve të shërbimeve të internetit), rolin e trupave rregullues dhe vetë-rregullues të mediave, të policisë, prokurorisë dhe të gjykatave, si dhe sanksionet e paraprara në rast të shpërndarjes së përmbajtjes së ndaluar. Të gjitha këto aspekte duhet të trajtohen nga përspektiva e së drejtës së lirisë së shprehjes si një ndër kushtet themelore të demokracisë.
Nëse kalon ky propozim, do të ri-kriminalizohet shpifja dhe intepretimi i gabuar i tij mund të çojë gazetarët dhe njerëzit tjerë të pafajshëm në burg.
Gjithashtu, qeveria nuk ka nevojë ta ndryshojë nenin që rregullon gjuhën e urrejtjes vetëm për shkak se në definicion mungon fjala “internet”. Neni 147 i Kodit Penal parasheh që “kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje…”, dhe fjala kushdo përfshin përhapjen e gjuhës së urrejtjes në televizion, radio, gazeta, internet dhe në forma të tjera. Neni mund të ndryshohet vetëm nëse ministria ofron arsyetim bindës rreth përmbajtjes së nenit në tërësi.
Lajmet e rreme, sipas një definicioni tejet të thjeshtëzuar janë informata të fabrikuara qëllimisht dhe të publikuara për përfitim politik ose financiar. Ato kanë ekzituar gjithmonë, por tani platformat online mundësojnë shpërndarjen e shpejtë të tyre. Dyshohet që lajmet e rreme i kanë ndihmuar zgjedhjes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian (Brexit-it).
Gjatë viteve të fundit janë organizuar qindra diskutime për lajmet e rreme në nivel shtetëror, europian dhe global. Por, ato nuk kanë rezultuar në hapa konkretë legjislativë për shkak të frikës se mund të cenojnë lirinë e shprehjes. Përjashtimisht, Gjermania ka nxjerrë ligj me të cilin tenton të rregullojë shpërndarjen e përmbajtjes së paligjshme në mediat sociale për të cilin është kritikuar ashpër nga shoqëria civile.
MPB-ja, pasi ta tërheqë propozimin, duhet të bëhet pjesë e diskutimeve aktuale në këtë fushë, të përfshijë sidomos pronarët e mediave online në çfarëdo ideje për të rregulluar shpërndarjen e informacioneve online dhe duhet të mos prodhojë vetë lajme të rreme – si kjo “zgjidhje”.

Të tjera
-
Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19
Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes s...
-
Për 52 vjedhje të kryera, kosovari dënohet me 52 muaj burg
Janë zhdukur sende me vlerë totale prej mbi 370 mijë eurosh. Autori u dënua m...
-
Kurti ia nis nga zyrja e shtetit punës për formimin e qeverisë, synon ta bëjë për dy javë – a do t’i trokasë në dyer opozitës?
Në më pak se dy javë, Albin Kurti synon ta sigurojë shumicën e nevojshme për ...
-
Osmani pranoi letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e El ...
-
Avokati i Thaçit: Mbrojtja ka pak dëshmitarë, 4 ekipet ftojnë dëshmitarë ndaras
Avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka treguar se nëse Mbrojtja do...
-
I jepet lamtumira e fundit policit nga Kaçaniku
I është dhënë lamtumira e fundit policit dhe ish-ushtarit nga Kaçaniku, Muham...
-
Misetic: Provat e Speciales kundër Hashim Thaçit janë të dobëta, jam optimist dhe duhet të kemi aktgjykimin sa më shpejt
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, kroati Luka Misetic, në një ...
-
Shkeljen flagrante të ligjit Kurti mundohet ta kalojë duke u lazdruar: Mua më dënojnë nganjëherë, por mos u mërzitni ju
“Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzitni ju”. Kështu u përgjigj sot ...
-
Vendoset gurthemeli i Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin, Sindromën Down dhe Personat me Aftësi të Kufizuara
Sot është vendosur gurthemeli i Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizm...
-
IHMK njofton se është ngritur niveli i disa lumenjve – Paralajmëron reshje shiu e vërshime të shpejta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se për reshjet e shiut ka...
-
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” – Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar konsul...
-
Vendimi i PDK-së: Nëse VV-ja dështon, ne jemi të gatshëm për formimin e qeverisë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbajti sot mbledhjen e rregullt të Kryesis...