Lajme

Ilir Konushevci “kthehet” në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 11 September 2018

Eshtrat e heroit, Ilir Konushevci do të kthehen në Prishtinë.

Kjo pas miratimit që Qeveria e Kosovës i bëri propozim-vendimit për zhvendosjen e trupit të heroit të Kombit Ilir Konushevci në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, shkruan gazeta inFokus.

Në mbledhjen e Qeverisë u tha se prindërit e Konushefcit kanë kërkuar që kjo zhvendosje të bëhet deei më 28 nëntor.

-Advertisement-

“Prindërit e Ilirit kanë kërkuar që kjo të përfundoj deri më 28 Nëntor”, ka thënë Hardainaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha gjithashtu se Ministria e FSK-së ngarkohet për zhvendosjen e eshtrave të Konushevcit dhe Qazim Jakupit.

“Për Ilir Konushevcin dhe për Qazim Jakupin, babën e Leonora Jakupit propozoj të ngarkohet Ministria e FSK-së që të kryejë këtë procedurë”, ka shtuar Haradinaj.
Gjatë kësaj mbledhje të Qeverisë po ashtu i miratua ehde propozim vendimi i Haradinaj për ndërtimin një memoriale në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj tha se mororiali do të jetë i vogël ndërsa do të ndërtohet në nderim të viktimave të 11 shtatorit/inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera