Ilir Ferati i dërgon selam Bekë Berishës: Ti nuk je as për administratë, je për sporte më të rënda
Autori: Doresa Geci 11:41 | 06 September 2021
Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati iu ka kundërpërgjigjur kundër-kandidatit, Bekë Berishës, pasi ky i fundit tha se Feratin do ta punësojë në administratën e Komunës.
Ferati në një prononcim për Gazetën Infokus, i ka dërguar mesazhe Berishës duke i thënë se nuk ka nevojë të punësoj në administratë pasi që një postë të tillë e ka të pezulluar.
Lexo edhe:Bekë Berisha tallet me kandidatin e LDK-së: Ilir Feratin do ta punësojë në administratë
Madje sipas kandidat nga radhët e LDK-së, Berisha nuk do të ketë mundësi të fitojë komunë e Istogut.
“Ai mem punësu mu në administratë a? Kallxoi Bekës që unë në administratë e kam postin e pezulluar, nuk ka nevojë ai të më punësoj. E dyta, kallxoj Bekës që je tu garu për vend të tretë e as të dytë jo”, ka thënë Ilir Ferati duke qeshur me të madhe.
Derisa Bekë Berisha premtoi që do ta punësoj Ilir Feratin në administratë të Istogut, ky i fundit nuk ia beson asnjë postë kandidati të Aleancës për kryetar të kësaj komune.
“Në rast që fitoj unë, edhe sigurt që do ta fitojë, zotëri Bekë Berisha kam më shfrytëzu si deputet që vjen nga radhët e Komunës së Istogut, më i shty interesat e qytetarëve të Istogut në nivel nacional. Ai nuk është për administratë komunale. Ai është për sporte ma të rënda”, tha Ferati për Gazetën Infokus.
Ndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 17 tetor të këtij vitit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...