Lajme

Ilir Deda tregon nëse do ta pranojnë ftesën e Hashim Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 18 July 2017

Lëvizja politike, Alternativa ka thënë se do ta shqyrtojë ftesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për takim konsultativ me partitë politike për caktimin e datës konstituive të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur nga Alternativa, Ilir Deda ka deklaruar se lëvizja e tij nuk ka një qëndrim zyrtar rreth ftesës së presidentit, pasi siç tregoi ai, kjo ftesë nuk është ende zyrtare – por, vetëm publike, shrkuan Insajder.

“Do ta shqyrtojmë. Pasi nuk na ka ardhur ende ftesa zyrtare nga Presidenti. Z. Thaçi duhet të na dërgojë njëherë ftesën zyrtare”, ka thënë Ilir Deda.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera