Lajme

Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila shkelin Luginën

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 12 September 2018

Derisa Thaçi u deklarua se e ka të ndaluar të vizitoi Luginën e Preshevës, këtë gjë po e bëjnë kolegët e tij.

Të mërkurën deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë vizituar komunën e Bujanocit, shkruan gazeta inFokus.

Anëtarë të Alternativës në krye me Mimoza Kusari-Lilën dhe Ilir Dedën janë pritur nga kryetari I komunës së Bujanocit.

-Advertisement-

E ndryshe nga presidenti i vendit, delegacioni kosovar nuk dha premtime të mëdha për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila u deklarua se gjatë takimit u bisedua për parimin e reciprocitetit dhe qe Lugina e Preshevës të jetë pjesë integrale në bisedimet Kosovë-Serbi.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Kusari-Lilës:

“Sot, si delegacion i Alternativës, me Ilir Deda dhe Alfred Halili qëndruam në Bujanovc.
Në takim shumë miqësor me z. Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanovcit, znj. Ardita Sinani, nënkryetare e Partisë së Veprimit Demokratik, dhe z. Fatmir Hasani deputet në Kuvendin e Serbisë – përkrahëm qëndrimin që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, dhe jo në mënyrë parciale.
U zotuam që do ta shtyejmë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u dakorduam që të intensifikojmë komunikimin mes nesh.
Gjithashtu, u takuam edhe me z. Adnan Salihu, Kryetar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ku biseduam dhe u pajtuam për situatën aktuale.”, ka shkruar Kusari Lila në facebook./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera