Lajme

Ilir Deda: Duhet të përfundojë mentaliteti i kapjes së shtetit

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 20 May 2017

Koalicioni i Alternativës me LDK-në dhe AKR-në, sipas Ilir Dedës ka ardhur si rezultat i një planifikimi të gabuar të Kadri Veselit.

“Pas 18 vjetësh në Kosovë duhet të përfundojë mentaliteti për ata që e ka kapur këtë shtet”, ka thënë Deda.

Ai ka treguar se i Alternativë, kanë qenë për një koalicion që do ta përfshinte edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Populli kurrë ma lehtë nuk e ka pasur ta shohë kush me kënd është”, ka thënë Deda në Magazina Zgjedhore të Klan Kosova.

“Kurrë më lehtë nuk ka qenë t’i ipet kahje shtetit tonë”, ka pohuar ai.

Deda ka thënë se gjithmonë ka qenë për krijimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Tash jemi pjesë e koalicionit që do t’i fitojë zgjedhjet me 11 qershor”.

“Koha është që Kosova të bëjë progres të përshpejtuar”, ka shtuar Deda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera