Sport

Iker Casillas rikthehet në Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 22 December 2020

Ish portieri i Real Madridit, Iker Casillas është rikthyer sërish në ‘Bernabeu’, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi duke treguar se Casillas është emëruar menaxher i përgjithshëm në fondacionin e skuadrës.

“Casillasi është një legjendë e Real Madridit. Ai përfaqëson vlerat e klubit tonë dhe është portieri më i mirë në historinë tonë”.

-Advertisement-

“Iker Casillas fitoi 19 tituj gjatë 25 viteve: 3 Kupa Evropiane, 3 Kupa të Botës për Klube, 2 Super Kupa Evropiane, 5 Liga, 2 Copa del Rey dhe 4 Super Kupa Spanjolle. Në Portugali, me Porton, ai fitoi 2 Liga, 1 Kupë dhe 1 Super Kupë”.

“Real Madrid është krenar që mirëpret një nga kapitenët e tyre të shkëlqyeshëm në shtëpi”, thuhej në njoftimin e klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera