IKD: Sistemi i drejtësisë pëson regres në trajtimin e krimeve speciale
Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 07 September 2022
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të mërkurën, ka mbajtur konferencë për media, gjatë së cilës është publikuar raporti: “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”, i cili raport paraqet gjetjet nga monitorimi që IKD i ka bërë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Departamenteve Speciale.
Hulumtuesi i IKD-së, Ramiz Durmishi, ka thënë se gjatë vitit 2021, IKD ka evidentuar regres në efikasitetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) në krahasim me vitin paraprak. Kjo pasi që PSRK gjatë vitit 2021 ka zgjidhur më pak lëndë sesa në vitin 2020.
“Ai tha se kjo rënie ka rezultuar megjithëse numri i prokurorëve gjatë këtij viti ka qenë i njëjtë dhe nuk ka arsye tjera objektive që arsyetojnë këtë regres. Durmishi ka shtuar se gjatë vitit 2021, prokurorët special (në mesatare) nuk kanë arritur të përmbushin normën orientuese në zgjidhjen e lëndëve”.
“Tutje, gjatë konferencës për media, Durmishi ka thënë se IKD ka evidentuar një rast kur një i akuzuar për krim të organizuar nuk ka arritur të gjykohet në mënyrë meritore. Kjo për faktin e vetëm se, sipas gjykatës, prokurori që kishte ngritur aktakuzën, Blerim Isufaj, nuk kishte nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Ndërkaq, monitoruesja ligjore e IKD-së, Aurela Mërlaku, tha se sa i përket Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë (DS), IKD ka evidentuar regres edhe në efikasitetin e këtij Departamenti gjatë vitit 2021, në krahasim me vitin 2020. Për dallim nga viti 2021, në të cilin kanë qenë të angazhuar 12 gjyqtarë, në vitin 2020 kanë qenë të angazhuar vetëm gjashtë gjyqtarë në këtë Departament.
Megjithatë, sipas saj këta gjashtë gjyqtarë të DS në vitin 2020 kanë zgjidhur më shumë lëndë sesa dymbëdhjetë gjyqtarë në vitin 2021. Ky regres gjatë vitit 2021 pothuajse ka dyfishuar numrin e lëndëve të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese (nga 59 në 101).
Në anën tjetër, Mërlaku tha se PSRK, në përgjithësi ka pasur sukses relativisht të mirë në aktakuzat që ka ngritur. Kjo pasi që nëse marrim parasysh aktgjykimet dënuese dhe liruese, del se 80.6% e personave të akuzuar nga PSKR janë shpallur fajtorë nga gjykata. Ndërsa, nga totali i personave të dënuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, 53.52% e tyre janë dënuar me burgim efektiv. Megjithatë, këto rezultate nuk reflektohen edhe në rastet e korrupsionit. Nga të gjitha aktakuzat e ngritura në rastet e korrupsionit për të cilat është shpallur aktgjykimi, vetëm 12.5% e tyre kanë qenë të suksesshme në gjykatë.
Tutje, ajo bëri të ditur se Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka një stabilitet të caktuar në punën e tij, pasi si në fund të vitit 2020 ashtu edhe në fund të vitit 2021, i kanë mbetur të pazgjidhura vetëm nga 5 lëndë. Megjithatë, në vitin 2020 kanë qenë të angazhuar tre gjyqtarë në këtë Departament, ndërkaq në vitin 2021 ky numër është ngritur në gjashtë. Por, rezultati prapë ka qenë i njëjtë.
“Kështu, ishte i paarsyeshëm avancimi i tre gjyqtarëve shtesë në këtë Departament. Duke vepruar në këtë mënyrë, KGJK pa nevojë ka rritur numrin e gjyqtarëve në këtë Departament, duke dobësuar kështu departamentet dhe gjykatat prej nga vijnë gjyqtarët e avancuar”, tha Mërlaku.
Ajo tha se gjatë analizimit të aktgjykimeve të nxjerra nga Departamenti Special i GjTh në Prishtinë, IKD ka gjetur se në dhjetë prej tyre kishte palë të dëmtuara nga veprat penale. Nga këto dhjetë raste, në vetëm dy prej tyre Departamenti Special e ka obliguar të akuzuarin që palës së dëmtuar t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar nga kryerja e veprës penale, ndërsa në tetë rastet tjera pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil. Kështu, në këto raste, palët e dëmtuara janë udhëzuar që realizimin e kërkesës së tyre pasurore juridike ta bëjnë në kontest civil, në vend se gjykata të vendosë vetë në procedurë penale.
Në anën tjetër, Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë mundëson aplikimin e procedurës së verifikimit dhe konfiskimit civil të pasurisë së të pandehurit në rastet kur i pandehuri shpallet fajtor në një procedurë penale. Përkundër kësaj mundësie të dobishme ligjore për luftim të kriminalitetit, IKD ka gjetur se gjatë vitit 2021 në asnjë rast nuk është aplikuar kjo procedurë nga ana e Prokurorit të Shtetit.
“Për aplikimin e këtij Ligji nga ana e Prokurorit të Shtetit, pra, mjafton vetëm shpallja fajtor e të pandehurit nga gjykata. Andaj, mungesa e zbatimit të këtij Ligji ndaj personave të shpallur fajtorë flet për një shpërfillje të kompetencave nga Prokurori i Shtetit në këtë fushë”, shtoi Mërlaku.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...