IKD: Draft-Rregullorja e re e Kuvendit përmban të meta kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 29 March 2022
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan, Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën ka mbajtur konferencë për media, ku ka publikuar analizën: “Rregullorja e re e Punës së Kuvendit: mes nevojës për efikasitet dhe respektim të Kushtetutës”.
Hulumtuesi i lartë i IKD-së, Jeton Hasani, ka thënë se Draft-Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës themelon Konferencën e Kryetarëve, e cila do të përbëhet nga kryetari i Kuvendit dhe kryetarët e të gjitha grupeve parlamentare. Sipas tij, shumë nga kompetencat që i përcaktohen kësaj konference si dhe kompetencat që i shtohen seancës plenare të Kuvendit për çështje procedurale, ndërhyjnë në kompetencat kushtetuese të kryetarit të Kuvendit dhe të Kryesisë së Kuvendit për funksionim administrativ të Kuvendit.
Tutje, Hasani ka thënë se sipas Draft-Rregullores së re të Punës së Kuvendit, parashihen sanksione financiare për deputetët që nuk njoftojnë për mungesa në seanca plenare apo mbledhje të komisioneve. Sipas tij, megjithëse një sanksionim i tillë është i mirëpritur, Rregullorja duhet të njohë edhe format legjitime të veprimit politik që nuk kufizohen me pjesëmarrje fizike në seancë, siç është bojkoti opozitar, si dhe të evitojë paqartësitë procedurale.
Ndërkaq Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, ka thënë se sipas Draft-Rregullores së re të punës së Kuvendit, ky i fundit e pezullon punën një ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin dhe qëndron i tillë deri në seancën konstituive të Kuvendit të ri. Sipas tij, kjo zgjidhje e Rregullores paraqet pezullim kundërkushtetues të punës së Kuvendit.
Sipas Shalës, dispozitat e Draft-Rregullores së Punës së Kuvendit që kanë të bëjnë me konfliktin e interesit duhet të precizohen tutje, ashtu që të mos përfshijnë obligimin e deputetëve që të tërhiqen nga votimi në rastet kur ata (apo të afërmit e tyre) përfitojnë nga një akt i parlamentit vetëm si pjesë e publikut të përgjithshëm apo e një kategorie të gjerë të personave.
“Analiza e IKD ka gjetur edhe probleme të tjera juridike, si roli i Kryetarit të Kuvendit në publikimin e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, mundësia e mocionit individual të mosbesimit, procedura e shkarkimit të Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, e çështje tjera. Këto probleme në aspekt të hartimit, por edhe problemet tjera të trajtuara në këtë punim, tregojnë që Rregullorja e re e Kuvendit është larg finalizimit adekuat dhe ka nevojë të shqyrtohet e formulohet tutje për të qenë në nivel të duhur”, ka përfunduar Shala.
Të tjera
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...
-
Vjosa Osmani nuk ia dha dorën në Podujevë, ja çfarë thotë Gërvalla
Presidentja, Vjosa Osmani vendosi që në ditën e inaugurimit të shtatores së i...
-
Vuçiq tallet me serbët: Po ta shpallnim Kosovën territor të okupuar – do t’i legalizonim forcat e tyre të armatosura
Ndonëse tabloidet që kontrollon kishin paralajmëruar edhe shpalljen e Kosovës...
-
Vuçiq: Do të nxjerrim ligj me të cilin Kosovën do ta shpallim zonë të veçantë të mbrojtjes sociale
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se nuk ekziston a...
-
“Kryetari ishte nën ndikimin e alkoolit, ai më shumë rri i dehur”, asamblisti i LDK-së me akuza të rënda për Bulliqin
Ekrem Rrahmani, asamblist i LDK-së në Podujevë ka vazhduar akuzat ndaj kryeta...
-
Vuçiq i shpallë masat e “famshme”, kërkon formimin e Asociacionit si kusht që të vazhdojnë bisedimet
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në konferencën për media ka përmendur...