Lajme

IKD dhe INPO raportojnë një sërë parregullsish gjatë procesit zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 11 June 2017

Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për progres mbajti konferencë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

IKD, ka angazhuar 65 vëzhgues mobil për të raportuar për performancën e procesit zgjedhor.

Albulena Nrecaj, drejtoreshë ekzekutive  në KDI, tha se në fshatin Mihaliq janë parë persona që kanë fotokopjuar fletëvotimet dhe kanë rrethuar disa kandidatë.

-Advertisement-

Sipas saj, edhe në shkollat “Dëshmorët e Koshares”, “Enver Hadri”, “Asdreni” në Pejë dhe “Anton Zako Çajupi”, janë parë parregullsi për të cilat është dashtë të ndërhyjë Policia e Kosovë.

Hyrije Mehmeti nga IKD, tha se kanë gjetur raste kur ka emra të personave të vdekur në listat e votuesve.

Ajo tha se shkolla “Dardania” në Prishtinë dhe një shkollë tjetër në Leposaviç tashmë kutitë e votimit me kusht i kanë tërësisht të mbushura dhe nuk mund të votohet më me kusht në këto dy qendra.

Ndërkaq u tha se në qendrat e votimit në komunat veriore problemi më i madh i raportuar është posedimi i dokumenteve të Serbisë nga votuesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera