Lajme

IHK paralajmëron vërshime/ Njohësi i emergjencave: Institucionet të ngritin kapacitetet

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 12 June 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për ditët në vijim, mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit.

Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore dhe ekonomi familijare e biznesore.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se qytetarët duhet të jenë të informuar për mundësin e këtyre vërshimeve, në mënyrë që të jenë të përgatitur dhe sadopak të mundohen të minimizojnë dëmet e mundshme.

-Advertisement-

Ndërsa institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, sipas Ahmetit, duhet ti ngritin kapacitet e tyre, për t’u dal në ndihmë qytetarëve, në rast të përmbytjeve të mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera