Lajme

Identifikohet kufoma e gjetur në shkurre

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 09 August 2017

Është identifikuar më në fund kufoma e burrit që u gjet dy ditë më parë në shkurret e rrugës “Lord Bajron” Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se ai është Naim Puca, 60 vjeç.

Viktima është identifikuar nga e motra, e cila e kishte denoncuar si të humbur disa ditë më parë.  Njoftimi i policisë Më datë 08.08.2017, në ambientet e policisë është paraqitur shtetasia A.P., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kqyrjes së kufomës, ka deklaruar se kufoma e gjetur i përket vëllait të saj, shtetasit Naim Puca, 60 vjeç, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallzim për “Largim nga banesa”.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera