Lajme

Identifikimi i gabuar i personave të pagjetur, sfidë për zbardhjen e fatit të tyre

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 23 August 2017

Udhëheqësi i grupit punës të Prishtinës për persona të pagjetur, Ibrahim Makolli ka thënë sot, se duhet të hartohet një plan dhe strategji në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve për identifikimin e gabuar të personave të pagjetur.

Ai këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Pagjetur, me temën “Sfidat e identifikimi”.

Makolli një tjetër problem për çështjen e të pagjeturve, konsideron edhe mbetjet mortore në morgun e Prishtinës tash e sa vite, duke thënë se rishikimi i identifikimit të personave të pagjetur do të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

-Advertisement-

Udhëheqësi i grupit punues për persona të pagjetur nga Beogradi, Velko Odaloviq kërkoi të bëhen më shumë përpjekje për identifikim e personave të pagjetur, ndërsa një tjetër sfidë që ai përmendi është edhe identifikimi i gabuar i personave të pagjetur.

Ndërkaq kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka thënë se në takimin në Gjenevë kanë kërkuar ndryshimin e strategjisë së punës për personat e pagjetur, por kjo nuk ka ndodhur dhe kërkoi nga familjarët të përqendrohen në këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera