Ideja unike për ceremoninë e Messit, planifikohet miqësorja e Kampionëve të Botës me Barçën
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 09 November 2023
Barcelona dhe kombëtarja e Argjentinës po bashkëpunojnë për të dakordësuar një ndeshje miqësore në vitin 2024. Ideja e palëve është që ky takim të zhvillohet në “Camp Nou-n” e ri dhe që kjo sfidë të shërbejë edhe si një ndeshje lamtumire e Lionel Messit nga Barcelona.
Në këtë ndeshje pritet që sulmuesi të prezantojë para publikut blaugranas Kupën e Botës dhe të tetin “Top të Artë”, ndërsa një tjetër e veçantë është fakti se Messi do të luajë me të dyja skuadrat.
Në pjesën e parë, Messi do të përfaqësojë Argjentinën ndërsa në të dytën, do të zbresë në fushë me fanellën e Barcelonës, skuadrës ku shkroi historinë e futbollit botëror dhe që ka një meritë të veçantë në të gjitha arritjet e “pleshtit” gjatë karrierës.
Prej kohësh është folur se Messit i duhej një përshëndetje ashtu siç i takon nga populli katalanas për shkak se kur u largua në vitin 2021, gjithçka ndodhi shpejt dhe nuk pati mundësi për një ceremoni.
Megjithatë, viti 2024 duket se do të jetë i duhuri që 36-vjeçari të ndjenjë për herë të fundit dashurinë e tifozëve të Barcelonës me klubin që pikërisht në atë miqësore, në vitin kur feston datëlindjen e 125-të, do të kërkojë të theksojë dëshirën për të nisur epokën e re, me stadiumin e ri dhe me një projekt që synon rikthimin e katalanasve në majat e Europës.
Të tjera
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...