Lajme

Ideja e VV-së për shtyerjen e afatit për regjistrim të partive për zgjedhjet e 18 dhjetorit diskutohet në KQZ, momentalisht nuk ka vendim

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 21 November 2022

Kështu është njoftuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ju njoftoj se çështja e ndryshimit të disa afateve të aktiviteteve zgjedhore, në mesin e të cilave edhe afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje, është duke u trajtuar dhe do t’iu njoftojmë me kohë gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e KQZ.

-Advertisement-

Sipas tyre deri sot është pranaur vetëm një kërkesë për certifikimin për zgjedhjet e 18 dhejtorit.

“Deri më tani (21 nëntor, 14:00) KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Subjekti politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, thuhet në njoftim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera