Rozë

Icardi në telashe, dalin mesazhet e tradhtisë me modelen: Nuk e dua më, Wandan e…

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 26 October 2021

Pak orë më parë, Wanda Icardi publikoi mesazhe të forta që largojnë çdo dyshim me çiftin e famshëm që janë tashmë të bashkuar dhe sërish të dashuruar.

“Kemi zgjedhur lirisht njëri tjetrin sërish. Të Dua”, shkruajti Wanda Nara në Instagram në foton ku dukej shumë romantike në krah të Icardit çka dha mesazhe për rikthimin në normalitet të familjes.

Por ka gjithmonë një por në raste të tilla sepse janë publikuar mesazhet që sulmuesi argjentinas i dërgonte modeles Eugenia Suarez dhe që nuk do t’u pëlqejnë aspak të dashuruarvë të mësipërm.

-Advertisement-

“Nuk dua të jem më me të, dua të ndahem prej saj dhe të mos di asgjë më për të”, janë mesazhet që janë zbuluar nga mediat argjentinas, të dërguara këto nga Icardi te modelja dhe aktorja argjentinase.

Por ka edhe më shumë sepse ish lojtari i Interit shkon më larg me mesazhet e tij duke shokuar jo pak tifozët dhe fansat.

“Unë nuk e dua më. E shoh si motër apo si nënë”, ishte mesazhi i forte i dërguar nga lojtari duke folur për Wandën.

Gjithsesi, ata sot duhen, ndoshta e shikon sërish si bashkëshorte dhe paqja është bërë mes çiftit por nuk përjashtohet as një trazim i situates nga të pathënat e kësaj historie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera