Sport

“Icardi në Real Madrid? S’mund të them as jo as po”

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 15 Dhjetor 2017

Mauro Icardi është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm te Real Madridi ditëve të fundit, por e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Interi.

Ndërkohë, Wanda Icardi, bashkëshortja e sulmuesit argjentinas, ka thënë se ata si familje shpresojnë të qëndrojnë në Inter për jetë, por nuk ka mundur të thotë as jo e as po rreth spekulimeve që e lidhin bashkëshortin e saj me gjigantin spanjoll, transmeton Express.

“Ne gjithmonë shpresojmë të qëndrojmë në Inter, por varet nga klubi”, ka thënë Wanda për Canale 5.

-Advertisement-

“Nuk di gjë për Real Madridin, prandaj nuk dua të them as jo e as po. Nëse varet nga Icardi, ai do të qëndrojë në Inter për jetë, por pastaj ka gjëra tjera që ne s’mund t’i dimë”, ka shtuar ajo.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy