Icardi, larg Interit. Probleme fiskale dhe “luftë” me kroatët
Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 02 February 2018
Përballë zërave që shtohen nga dita në ditë për kalimin e mundshëm te Reali i Madridit, sulmuesi Mauro Icardi zgjodhi fillimisht heshtjen, e më pas enigmat në rrjete sociale, për të trembur tifozët e Interit.
Por mediet italiane kanë zbuluar se përtej joshjes që po i bën skuadra “merengues”, bomberi ka në të vërtetë probleme që mund ta çojnë drejt zgjidhjes së kontratës në muajin qershor.
Mauro Icardi është kapiten i Interit dhe futbollisti me vlerën më të madhe në treg, autor i 18 golave dhe një nga lojtarët më efikasë. Por, sulmuesi argjentinas është duke kaluar një moment të vështirë, jo vetëm për dëmtimin që me gjasë do ta detyrojë të mungojë ndaj Crotones, por gjithashtu për çështje që nuk kanë të bëjnë aspak me fushën e lojës.
Mauro Icardi ka probleme me kroatët brenda ekipit dhe në veçanti me mesfushorin Ivan Perisiç. Në Ferrara, në ndeshjen ndaj Spalit, sulmuesi argjentinas u pa jo pak herë të përplasej me Perisiç dhe Brozoviç, e madje në fund, sipas “Corriere della Sera”-s, ka pasur një përballje mes të treve. Në bazë të diskutimit ishte impenjimi i paktë i ballkanasve dhe revolta e kapitenit.
Por, problemeve të sulmuesit i shtohen edhe ato fiskale. Organet tatimore italiane po hetojnë mbi kontratat e futbollistit për të drejta e imazhit. Disa fatura janë xhiruar nga gruaja e Mauro Icardit për të paguar më pak taksa, në një shifër evazioni që vërtitet te 3 milionë eurot. E gjithë kjo xhiro akuzash bëhet në kohën kur Reali i Madridit ka ofruar 110 milionë eurot e klauzolës që shkëput Icardin nga Interi.
Të tjera
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...