Sport

Icardi, Juan Mata, Demir dhe… Rashica, Galatasaray “zjarr” në merkato (video)

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 08 September 2022

Juan Mata do të jetë një lojtar i ri i Galatasaray-t. Mesfushori spanjoll do t’i bashkohet klubit nga Stambolli pas përvojave që ka kaluar te Valencia, Chelsea dhe Manchester United (në “Old Trafford”, që nga viti 2014). Me “Djajtë e Kuq” luajti 285 ndeshje, në të cilat shënoi 51 gola dhe fitoi Europa League-n, FA Cup, League Cup dhe Community Shield. Futbollisti asturian kishte mbetur pa skuadër pai pasi i përfundoi kontrata me “Djajtë e Kuq”.

Galatasaray gjithashtu ka njoftuar nënshkrimin me Mauro Icardit. Argjentinasi ka mbërritur në Stamboll me familjen e tij dhe do të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Skuadra e Stambollit do të përforcohet edhe me një ish-lojtar të La Liga: Yusuf Demir. Lojtari i Rapidit të Vjenës ka luajtur për Barcelonën sezonin e kaluar. Galatasaray do t’i paguajë 6 milionë euro klubit austriak për 19-vjeçarin. Demir luajti nëntë ndeshje zyrtare me Barçën, gjashtë në La Liga dhe tri në Champions League.

-Advertisement-

Mediet turke shkruajnë gjithashtu se edhe Milot Rashica do të zyrtarizohet sot si futbollit verdhekuq, madje ai tashmë ka mbërritur në Stamboll për këtë përvojë të renë karrierën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera