Sport

Icardi flet për herë të parë për transferimin në Real Madrid

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 01 December 2018

Sulmuesi i Inter Mauro Icardi ka qenë i lidhur me një largim të tij në drejtim të ekipit spanjoll Real Madrid.

Duke parë spekulimet e shumta ai ka folur për herë të parë. Icardi në intervistën e tij për Corriere Dello Sport tha se është i lumtur aty ku është.

“Dëgjova diçka…por e shihni unë jam i fundit që i di këto gjëra sepse interesi im është ta bëjë punën time mirë. Ju duhet ta pyesni agjenten time Wanda dhe drejtorin e Interit, Piero Ausilio.”, u shprehë argjentinasi.

-Advertisement-

Icardi këtë sezon po kalon në formë shumë të mirë duke shënuar shtatë gola në 10 paraqitje në Serie A. Po ashtu në Ligën e Kampionëve ka shënuar tre gola në pesë paraqitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera