Sport

“Icardi është një kafshë”

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 26 November 2017

Mauro Icardi ka pasur një natë tjetër fantastike në Serie A, duke shënuar dy gola në fitoren 1:3 ndaj Cagliarit.

Trajneri i Cagliarit, Diego Lopez ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, të cilin e ka quajtur një kafshë.

Ai pavarësisht humbjes 1:3, është i lumtur me lojën e skuadrës së tij kundër një Interi shumë të fortë.

-Advertisement-

“Nuk është e lehtë të luash me aq kurajo kundër një kundërshtari si Inter, kështu që jam shumë i lumtur”, tha Lopez pas ndeshjes.

“Ju thash lojtarëve se Icardi është një kafshë në zonën e 16 metërshit, kështu që ishte e rëndësishme që ai të mos e merrte topin. Ai shënoi nga gjysmë rastet që kishte”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera