Icardi drejt largimit nga PSG, e zëvendëson Aguero!

Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 01 March 2021
Pas dy sezonesh Mauro Icardi mund t’i japë lamtumirën Paris Saint Germain. Kriza ekonomike që ka shkaktuar pandemia e COVID-19, ka lënë pasoja edhe te një klub shumë i shëndoshë finaciarisht si kampionët e Francës që të ardhurat nuk i kanë patur asnjëherë problem.
Gjithsesi gjatë kësaj periudhe humbjet janë të mëdha edhe te PSG dhe drejtori sportiv i parizienëve, braziliani Leonardo po mendon të sakrifikojë pikërisht ish-sulmuesin e Interit për të mbuluar disi koston e lartë financiare të rinovimit me yllin e skuadrës Kylian Mbappe, por edhe koston e blerjes së kartonit të talentit italian Moise Kean nga Everton, pasi duke parë paraqitjet e këtij të fundit me fanellën e kampionëve të Francës, Leonardo dhe presidenti Al-Khelaiffi kanë vendosur të blejnë kartonin e tij.
Mauro Icardi ka kontratë deri në vitin 2024 me PSG, por dëmtimet e shpeshta që e kanë mbajtur jashtë për pjesën më të madhe të këtij sezoni, po detyrojnë drejtuesit e PSG të privohen nga shërbimet e argjentinasit, pasi ish-kapiteni i Interit është një nga ata lojtarë që ka ende merkato edhe në kohë pandemie dhe lamtumira e tij për rreth 50 milionë euro do të lehtësonte disi bilancet e klubit në këtë periudhë pandemie, ku humbjet janë stratosferike. Në këtë sezon me Parisin, Icardi është aktivizuar në total në 15 takime duke realizuar vetëm 6 gola në të gjitha kompeticionet. Juventusi qëndron në radhë të parë për të firmosur me ish-bomberin e Interit, por për Mauriton ka interesim edhe nga Premier League dhe La Liga. Nëse largohet Icardi, Leonardo do të përpiqet ta zëvendësojë me një tjetër argjentinas, pikërisht me El Kun Agueron i cili në skadencë kontrate me Manchester City-n dhe mund të afrohet me parametër zero.

Të tjera
-
Konflikti mes Pakistanit dhe Indisë, Trump: Duhet të gjejnë një zgjidhje
Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit t...
-
Policia e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për trafikim me substanca narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për trafiki...
-
Qeveria kalimtare s’i kalon Abdixhikut: PDK dhe AAK e refuzojnë me mirësjellje, kërkojnë qeveri të ish-opozitës
Vetëvendosja nuk ka numra për të zgjedhur Albulena Haxhiun, Kryetare të Kuven...
-
Analistët: Vazhdimi i seancave çdo 48 orë, është absurd
Moskonstituimi i Kuvendit konsiderohet dështim i klasës politike. Sipas ish-g...
-
Gërvalla merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Varshavë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është...
-
“Hendeku është i madh”- Abrashi tregon pse nuk ka ofertë bashkëpunimi me PDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në emisionin “Click” në RTV2...
-
I dyshuari për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së dërgohet në mbajtje për 48 orë
Gjatë ditës së sotme është arrestuari personi me iniciale B.K., në Podujevë, ...
-
Test nervash: Provoni ta dëgjoni Fitore Pacollin se pse duhet të votohet fshehtë Albulena Haxhiu
Ky nuk është lajm, por një testim nervash qytetarëve nga Fitore Pacolli në RT...
-
Dakaj: Opozita s’ka guxim, po e lë Kurtin të gabojë, por s’po e bënë vetë betejën
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka deklaruar se partitë opozitare nuk kanë guxon poli...
-
Tym i zi, nuk votohet për Papën në rundin e parë
Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave t...
-
Haradinaj: Vota e fshehtë s’e zgjidh bllokadën, presidentja të nisë konsultime me partitë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar...
-
Këshilltari i Konjufcës e quan “hajvan”, Muharremi: A pe sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar?
Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar këshilltarit të ish-kryekuvendarit, G...