Sport

Icardi dëshiron të mbetet përjetë tek Interi

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 02 December 2017

Mauro Icardi, synim i Real Madridit për sezonin e ri, raportohet se u ka thënë shokëve që dëshiron të mbetet tek Interi deri në fund të karrierës së tij.

Sulmuesi është afër që të bëhet vetëm lojtari i gjashtë në histori që realizon 100 gola në Serie A para se t’i mbush 25 vjet.

Deri më tani ka realizuar 96 gola dhe nuk do ta festojë ditëlindjen deri në shkurt dhe është afër që t’i bashkohet Giuseppe Meazzas, Silvio Piolas, Giampiero Bonpierti, Felice Borelit dhe Jose Altafinit.

-Advertisement-

Mediume të ndryshme spanjolle kanë raportuar se Reali e sheh Icardin si zëvendësues ideal të Karim Benzemas, por i të njëjtit mendim nuk është sulmuesi argjentinas.

“Nëse nuk më përjashtojnë, unë do të qëndroj tek Interi për pjesën e mbetur të karrierës”, u ka thënë shokëve sulmuesi, sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Icardi është në bisedime për të vazhduar kontratën deri në vitin 2023 dhe t’i rritet apo largohet klauzola prej 110 milionë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera