Sport

​Ibrahimoviç: Nuk pensionohem pa fituar trofe me Milanin

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 28 February 2022

Zlatan Ibrahimovic paralajmëron se nuk ka ndërmend t’i varë ende këpucët derisa të fitojë trofe me skuadrën e tij aktuale, Milanin.

Reprezentuesi suedez është 40 vjeç dhe nuk ka luajtur ende në vitin 2022 për shkak të një problemi të përsëritur në tendinën e Akilit.

“E ardhmja ime është futbolli, bota ime është futbolli”, tha Ibrahimovic.

-Advertisement-

“Jam i zhgënjyer që nuk jam në gjendje të luaj për momentin, kjo më dhemb shumë, veçanërisht kur skuadra po shkon mirë. Unë dua të jem atje dhe të ndihmoj ekipin, ne kemi bërë gjëra të mëdha që kur erdha dhe tani na mungon vetëm një element: një trofe”, vazhdoi ai.

“Ne po luftojmë për ta arritur këtë, nuk do të heq dorë derisa të kem fituar diçka me këtë skuadër të Milanit”.

Ka dy opsione për sezonin aktual që Milani të fitojë trofe, pasi kuqezinjtë janë në krye të tabelës së Serisë A, por gjithashtu do të përballen me Interin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë dhe ndeshja e parë është të martën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera