Ibrahimovic mbyll aventurën në SHBA me një gjest të shëmtuar(Video)
Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 25 October 2019
Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Zlatan Ibrahimovic në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Los Angeles Galaxy humbi derbin ndaj Los Angeles FC me shifrat 5-3 duke u eliminuar nga faza play-off në gjysmëfinalet e konferencës së Perëndimit.
I pavlerë goli i barazimit 2-2 i shënuar nga Zlatan pas një gafe të portierit kundërshtar Miller.
Në fund nervozizmi ishte shumë i madh aq sa Ibra bëri një gjest të shëmtuar duke prekur me dorë organet gjenitale si kundëpërgjigje për një tifoz.
Lamtumirë më të keqe nga Major League Soccer nuk mund të kishte për bomberin suedez i cili tashmë në moshën 38-vjeçare është një lojtar i lirë në merkato dhe mund të firmosë me skuadrën që dëshiron.
Në Itali e presin krahëhapur Napoli e Bologna ndërsa edhe te Interi e kanë në konsideratë gjigandin e sulmit.
Aventura e Ibrës përtej oqeanit, zgjati 2 sezone, me Zlatanin që pavarsisht se arriti të shënonte plot 53 gola në 58 paraqitje nuk arriti të fitonte asnjë trofe me Los Angeles Galaxy.

T� tjera
-
Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve
Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë...
-
Moti sot me vranësira të shpërndara dhe me diell
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell...
-
Sot vendoset për fatin e Thaçit dhe të tjerëve në rastin e ndërhyrjes së pretenduar te dëshmitarët
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë ...
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...




























